Lidhje

Qeveria amerikane ul nivelin e gjendjes së gatishmërisë për terrorizmin - 2003-04-16


Qeveria amerikane e uli nivelin e gjendjes së gatishmërisë për luftën kundër terrorizmit, duke thënë se kërcënimi terrorist që lidhet me luftën në Irak ka rënë.

Që nga fillimi i luftës kundër Irakut, muajin e kaluar, vendi ka qenë në nivel të lartë gatishmërie, që përfaqësohej me kodin ngjyrë portokalli, niveli i dytë më i lartë deri tani.

Departamenti i Sigurimit të Vendit tha se të mërkurën niveli i gjendjes së gatishmërisë po ulej në kodin e verdhë, që shënon një nivel të mesëm në kodin pesëngjyrësh.

Zyrtarët thanë se ky vendim bazohej pjesërisht në suksesin e luftës në Irak. Autoritetet kishin shprehur shqetësimin se lufta mund të çonte në sulme terroriste kundër Shteteve të Bashkuara dhe objekteve amerikane në botë.//kk//

XS
SM
MD
LG