Lidhje

Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës - 2003-04-29


Gjatë muajit të kaluar, Kuba ka dënuar dhjetra disidentë me deri në 28 vjet burgim dhe ka ekzekutuar tre persona të cilët udhëhoqën, një përpjekje të dështuar, për rrëmbimin e një trageti pasagjerësh, me destinacion Shtetet e Bashkuara. Në mbrëmjen e 25 prillit, presidenti kuban Fidel Kastro tha me ton sfidues se duhen marrë masa të rrepta për ta mbrojtur vendin nga Shtetet e Bashkuara dhe nga përpjekjet e kubanëve në mërgim për destabilizimin e vendit.

Udhëheqësi komunist kuban tha se arrestimi i disa dhjetra mercenarëve, të cilët tradhëtuan vendin e tyre për privilegje dhe para amerikane ishin rezultat i një komploti nën drejtimin e qeverisë amerikane dhe terroristëve mafiozë të Majamit, siç u shpreh ai.

Ai tha se autoritetet kubane nuk mbajnë përgjegjësi për gjendjen dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për atë që ai e quajti komplot ogurzi për provokimin e konfliktit.

Në Universitetin e Institutit të Majamit për Studimet Kubane, profesor Jaime Suchlicki thotë se askush nuk duhet të çuditet nga veprimet e zotit Kastro. ”Fidel Kastro e ka shtypur vazhdimisht popullin kuban, gjatë 43 vjetëve të fundit. Ka patur periudha shtypjeje të pasuara nga disa periudha tolerance, dhe pastaj përsëri periudha shtypjeje. Pra, këtu nuk ka asgjë të re. Kastro nuk i do disidentët, apo njerëzit që e kundërshtojnë. Asnjë udhëheqës totalitar nuk pranon opozitën, apo kritikat,",/i> thotë analisti.

Dagoberto Rodriguez, i Sektorit për Interesat e Kubës në Washington, kohët e fundit i akuzoi Shtetet Bashkuara se përpiqen për nxitjen e ideve disidente në Kubë. Zoti Rodriguez shtoi se qeveria e tij do të bëjë atë që është e nvojshme për të garantuar sigurinë brenda vendit.

”Shpresojmë se mesazhi që qeveria amerikane do të marrë nga kjo gjendje është, se ajo nuk mund t’ja imponojë vullnetin e saj Kubës",- tha zoti Rodrigues.

Ai tha gjithashtu se ngadalësimi i procesit të dhënies së vizave nga autoritetet amerikane mund të shkaktojë një eksod masiv të kubanëve nga deti. Këto komente të tij nuk kanë mbetur pa u vënë re nga Washingtoni, i cili e sheh retorikën e Kubës si një kërcënim se ajo do t’i hapë dyert emigracionit të paligjshëm, në rast se Shtetet e Bashkuara marrin masa ndëshkuese ndaj Kubës.

Por jo të gjithë shqetësohen. Një zëdhënës i Fondacionit Kombëtar kubano-amerikan me qendër në Miami, Xho Garcia, thotë se nuk beson se administrata e presidentit Bush do të lejonte t’i bëhej shantazh nga Kuba.

”Administrata amerikane ka thënë se emigracionit të parregullt do t’i përgjigjet me riatdhesimin e rregullt. Pra Kastroja nuk do mund ta kërcënojë Floridën jugore me imazhin e qindra mijëra kubanëve që emigrojnë nga deti.”-thotë zoti Garcia.

Profesori i Universitetin të Miamit, Sushliki, i krahason masat e ashpëra ndaj disidentëve me spastrimet e ndërmarra nga diktatorë të tjerë, kur kanë qenë pranë fundit të tyre.

”Kemi të bëjmë, -thotë ai,- me një regjim totalitar, që në momentet e tij të fundit po vepron pikërisht si Mao Ce Duni në Kinë, apo Stalini në Bashkimin Sovjetik: po eliminon opozitën, para se gjenerata e re të marrë pushtetin. Pra, mendoj se ky është e një veprim i llogaritur mirë nga Fideli, thotë profesori.”

Jaime Sushliki thotë se Fidel Kastro është i vendosur të mbrojë pushtetin e vet, duke u përgatitur që një ditë t’ja kalojë atë një komunisti tjetër, vëllait të tij, Raul. Për të arritur këtë synim, argumenton zoti Suchlicki, Fidel Kastroja vendosi t’u mbyllë gojën atyre, të cilët do të kërkonin me forcë demokracinë pas vdekjes së tij.// lk //

XS
SM
MD
LG