Lidhje

Kosovë: KFOR-i  nuk është kundër veprimtarisë së Trupave Mbrojtëse,por kundër elementëve kriminal brënda saj - 2003-05-11


Vendimi i UNMIK-ut dhe KFOR-it për pezullimin përkohësisht të stërvitjeve të Trupave Mbrojtëse jashtë Kosovës nuk është ndëshkim për këtë organizatë por përpjekje që të mënjanohen të gjithë individët që janë anëtarë të këtyre trupave dhe të cilët janë të përfshirë në veprimtari që pengojnë qëndrueshmërinë dhe të ardhmen Kosovës, thuhet në një komunikatë të publikuar sot nga shërbimi për informim i forcave paqërujatëse.

Një zëdhënës i tyre Roberto Masha tha se bazuar në faktin se dy pjestarë të Trupave Mbrojtëse ishin të përfshirë në aktin terrorist të 11 prillit përkatësisht në shpërthimin mbi urën në veri të Mitrovicës, egziston arsye e plotë për të besuar se ka më shumë pjestarë të këtyre trupave të cilët janë të përfshirë në veprimtarit që pengojnë qëndrueshmërinë dhe të ardhmen e Kosovës. Prandaj theksoi ai Forcat Paqëruajtëse po punojnë me komandantin e Trupave Mbrojetëse për identifikimin e këtyre individëve dhe ndaj tyre do të ndërmirren masa përkatëse.”

Zëdhënsi Masha pohoi se vendimi për pezullimin e stërvitjeve jashtë Kosovës është masë parandaluese, derisa të vërtetohet se nuk ka prani të pjestarëve të grupeve terroriste në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Ai nëvizoi se Trupat Mbrojtëse dhe Kosova rrezikojnë të turpërohen nëse zbulohet se njëri nga pjestarët e tyre në stërvitjet zyrtare është pjestarë i organizatës terroiste, prandaj keqëinterpretimi i masave të ndërmarra nga udhëheqësit kryesor nuk ndihmon në kuptimin e plotë të rëndësisë së situatës thekson zëdhënsi, për të shtuar se Forcat Paqëruajtëse do të punojnë me udhëheqjen e Trupave Mbrojtëse për të identifikuar ata të cilët janë të përfshirë në veprimtari terroriste pasi që edhe me Kornizën Kushtetuese, Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë një institucion i rëndësishëm për raste emergjente dhe në kuadër të saj nuk duhet të ketë vend për kriminelë apo terroristë tha zëdhënsi i KFOR-it, Roberto Masha”.

Shpërthimin në fillim të prillit në një urë hekurudhore në afërsi të komunës së Zveçanit në veri të Kosovës e mori përsipër Armata Kombëtare Shqiptare e cila disa ditë më vonë u shpallë organizatë terroriste me vendim të posaqëm të Administratorit Steiner. Kjo bëri që UNMIK-u dhe KFOR-i të pezullojnë veprimtarit e Trupave Mbrojtëse jashtë Kosovës pasi që u vërtetua se një pjestarë i tyre kishte humbur jetën në këtë shpërthim.

Ndonëse vendimin e UNMIK-ut dhe KFOR-it e ka cilësuar si të dëmshëm për Trupat Mbrojtëse, komandanti i tyre gjeneral Agim Çeku ka pohuar se në radhët e kësaj organizate nuk do të ketë vend për elemente që kanë lidhje me çfardo grupesh kriminale. Ai tashmë ka bërë hapat e parë duke ndryshuar strukturën komanduese të këtyre trupave në rajonin e Mitrovicës, ku edhe ka ndodhur shpërthimi. //ss//

XS
SM
MD
LG