Lidhje

Ministrat e Mbrojtjes të BE: Forca e ndërhyrjes së shpejtë - e gatshme për operacione paqeruajtëse - 2003-05-19


Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian thonë se forca e tyre e ndërhyrjes së shpejtë është e gatshme për një program të plotë operacionesh paqeruejtëse.

Mirëpo, gjatë takimit të tyre në Bruksel, ministrat thanë se mungesa e mjeteve kufizon aftësinë e forcës për dislokim të shpejtë, për të mbojtur vetëveten, në rast të shkallëzimit të një konflikti dhe për të reaguar njëherësh ndaj më tepër se një rasti urgjent.

Ministrat e Mbrojtjes u zotuan se do të intensifikojnë përpjekjet për pajisjen e forcës me mjete të tilla si avionë transporti, pajisje për furnizimin me karburant, armë të precizionit të lartë dhe pajisje për mbrojtje nga sulmet me armë kimike dhe biologjike.// lk //

XS
SM
MD
LG