Lidhje

Presidenti Bush: ShBA po bëjnë përparim në luftën kundër terrorizmit - 2003-05-20


Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përparim në luftën kundër terrorizmit, pavarësisht nga shpërthimet në Arabinë Saudite dhe në Marok, të cilat shkaktuan 75 të vrarë.

Presidenti tha se rrjeti ndërkombëtar terrorist al-Kaida po shpërbëhet gradualisht. Ai i bëri këto komente dje, disa orë para se ambasadori i Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara shprehu shqetësim se së shpejti mund të kryhet një sulm i madh terrorist kundër vendit të tij ose Shteteve të Bashkuara.

Princi Bandar bin Sultan tha se ka pasur komunikime të shumta në nivel të lartë rreth një sulmi të mundshëm. Princi Bandar i bëri këto komente në Rijad, ku u kthye pas shpërthimeve të javës së kaluar, nga të cilat humbën jetën 34 veta, mes tyre edhe 8 amerikanë.

Në Marok, ministri i brëndshëm Mustafa Sahel tha dje se autoritetet kanë identifikuar të 14 autorët e sulmeve, që kryen 5 shpërthimeve thuajse në të njëjtën kohë në Kasablankë. Ai tha se dy prej autorëve të shpërthimeve shpëtuan gjallë dhe janë arrestuar. Zoti Sahel shtoi se hetuesit kanë konfirmuar dyshimet e tyre se shpërthimet ishin të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar, ndoshta Al-Kaidën. Në Kasablankë humbën jetën 41 veta.

Ndërkohë, FBI-ja nxori një buletin të ri për agjencitë amerikane të ruajtjes së rendit, duke paralajmëruar për mundësinë e sulmeve të tjera nga Al-Kaida.

//ze//

XS
SM
MD
LG