Lidhje

Filmat e rinjë kete javë - 2003-05-27


Filmi, Bruce Almighty, i cili doli në kinema të premten dhe që ka për aktor kryesor komikun, Jim Carey në rolin e Bruce dhe të mirënjohurin Morgan Freeman në rolin e Zotit, bën fjalë për një gazetar të njohur në Buffalo te New Yorkut, i cili pushohet nga puna për perdorim fjalësh të pahieshme në transmetimet e drejtperdrejta televizive.

Bruce Nolan pothuajse nuk ka fat fare ne ngjitjen e shkallëve të karrieres. Në gjendje depresioni ai shpreh pakënaqesi ndaj Zotit. Ndërkohe krijuesi i gjithësise e sfidon Bruce duke i propozuar atij postin e tij për të parë nëse ai do ta kryente detyrën e Zotit më mirë se sa vet Krijuesi.

The In-Laws, titullohet filmi i dytë i aktorit, Michael Douglas, në më pak se dy muaj. Kesaj rradhe ai i është përkushtuar punës së rrezikshme të spihunazhit të gërshetuar me humor dhe probleme familjare. Kur dy baballarët e nje çifti që do të martohet së shpejti, Steve dhe Jerry, takohen për herë të parë, fillon tragji-komedia. Jerry, luajtur nga Albert Brooks, është doktor pediatër me një natyrë të qetë, ndersa Steve, luajtur nga Michael Douglas, është një agjent i CIA,s që njihet për natyrën dhe punën e tij të rrezikshme.

Babai i vajzës, pra doktori me një natyrë të qetë, e shikon martesen e bijes së tij me djalin e agjentit te CIA-s si një veprim me pasoja negative nga jeta e rrezikshme qe jeton babai misterioz. Pa arritur ende që të kundershtoje dasmën e vajzes se tij me djalin e agjentit te CIA,s doktori e gjen veten në situata te papershtatshme dhe mjaft te rrezikshme por ama te gershetuara më një humor të jashtëzakonshëm. *kh*

XS
SM
MD
LG