Lidhje

Bler: Rusia është zotuar të pezullojë dërgimin e karburantit bërthamor në Iran - 2003-06-04


Kryeministri britanik Toni Bler, tha se Rusia është zotuar të pezullojë dërgesat e karburantit bërthamor për në Iran derisa Teherani të përmbushë kërkesat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Udhëheqësi britanik tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e bëri këtë premtim në takimin e nivelit të lartë të shtatë vendeve më të industrializuara të botës dhe Rusisë në Evian të Francës.

Kryeministri Bler e bëri këtë koment në raportin që i paraqiti parlamentit britanik mbi takimin e nivelit të lartë.

Presidenti Putin tha dje se Moska do ta vazhdojë bashkëpunimin me Iranin në fushën bërthamore, por theksoi se veprimtaria bërthamore e Teheranit duhet të vihet nën kontroll të rreptë ndërkombëtar.

Irani, i cili shpesh herë ka hedhur poshtë shqetësimet ndërkombëtare se Teherani po zhvillon armë bërthamore, thotë se programi i tij bërthamor përdoret vetëm për qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG