Lidhje

Hans Bliks akuzon SHBA-në për fushatë diskredituese ndaj tij - 2003-06-11


Kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për armët, Hans Bliks, kritikoi Shtetet e Bashkuara për atë që ai e cilësoi si fushatë për ta diskredituar atë në prag të luftës kundër Irakut. Në komentet që u botuan sot në gazetën britanike, Guardian, zoti Bliks thotë se disa zyrtarë amerikanë përhapën, nëpërmjet mjeteve të informimit, gjëra të pakëndshme rreth tij. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara i kishin bërë trysni që të përdorte gjuhë më të ashpër në raportet e tij mbi armët irakiane të shkatërrimit në masë. Zoti Bliks do të dalë në pension në fund që qershorit, pasi kryesoi ekipet e inspektimit të armëve gjatë tre vjetëve të fundit. //ad//

XS
SM
MD
LG