Lidhje

Tre iranianë i vënë zjarrin vetes në protesta - 2003-06-19


Tre iranianë i vunë zjarrin vetes gjatë dy protestave të veçanta në Evropë në shenjë proteste kundër një operacioni francez ndaj një organizate të opozitës iraniane.

Dy burra i vunë të enjten flakën vetes gjatë një demonstrate ku merrnin pjesë rreth 20veta para ambasadës franceze në Romë. Një iranian tjetër bëri të njëjtën gjë në një protestë të ngjashme në Bernë të Zvicrës.

Njoftohet se të tre janë në gjendje të rëndë. Protestat bëheshin kundër arrestimit të rreth 160 të mërguarve, anëtarë të organizatës opozitare iraniane Muxhahedinët e Popullit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar atë si grup terrorist dhe një zyrtar francez thotë se grupi kishte në plan të bënte sulme ndaj misioneve diplomatike iraniane në Evropë.//kk//

XS
SM
MD
LG