Lidhje

Hapet në Filadelfia një muze për Kushtetutën amerikane - 2003-07-03


Me rastin e ditës së pavarësisë këtë vit, hapet në Filadelfia të Pensilanisë, një muzeum që i kushtohet Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.

Ky muzeum i ri hapet pikërisht atje ku lindën Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta amerikane.

Presidenti i Qendrës së Kombëtare të Kushtetutës, Joe Torsella, thotë se një muzeum kushtuar dokumentit më të shenjtë të historisë amerikanë është tepër i vonuar.

“Kjo është kushtetuta e parë e shkruar në botë, kushtetuta e parë fuksionale dhe në qoftë se nuk ka qenë kopje e saktë e origjinalit, ajo ka qënë frymëzim për shumë kushtetuta të tjera. Ne duhet të kemi një muzeum për këtë kushtetutë që vazhdon të jetë e sukseshme. Zbatimi i saj është elementi bazë në suksesin e vazhdueshëm të republikës tonë”, thotë ai.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, që në një gjuhë më të thjeshtë janë Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Presidenti i muzeumit, Torsella, thotë se qendra e re do të përfshijë atë që ai e quan “e mira, e keqja dhe e shëmtuara”. Një nga pavionet e saj përqendrohet në 10 amendamentet e para të kushtetutës, të njohura si Billi i të Drejtave. Një tjetër pavion përqendrohet në pushtetin e korporatës dhe ligjin e biznesit. Dhe e treta në Aktin Patriotik Amerikan, një paketë ligjesh të rrepta anti-terroriste që hynë në fuqi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Një rrëfim filmik në teatrin 360 gradësh të muzeumit shpjegon historinë e Shteteve të Bashkuara, duke i vënë theksin lirisë që ka tërhequr dhe vazhdon të tërheqë mijra imigrantë.

Zëri përsërit vazhdimisht tri fjalët e para të kushtetutës, “we the people”, “ne populli”, për të theksuar rolin e rëndësishëm që shtetasit amerikanë kanë në qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Zëri u bën thirrje amerikanëve të mos harrojnë se përveç pushtetit që ata ushtrojnë ndaj qeverisë, nëpërmjet të drejtës së tyre të votës, ata duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë për lirinë e vendit.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i njeh çdo individi të drejtën për të jetuar, për të qënë i lirë dhe për të ndërtuar lumtërinë e tij, një koncept që në ditët e sotme mbetet i hapur për t’u interpretuar nga Gjykata e Lartë.

Drejtoresha e programit të Muzeumit, Amber Auld Combs, thotë se aktualiteti i këtij dokumenti, është fakti që ajo pret t’u lërë më shumë mbresë vizitorëve.

“Për mendimin tim, e papritura për ta do të jetë ndjenja se “ky dokument ka të bëjë me të vëtetë me jetëne tyre, dhe nuk është një copë letër e mbuluar nga pluhuri, e shkruar 200 vjet më parë. Ajo ka ndikim real në jetën e tyre sot”, thotë ajo.

Muzeumi i ri me një kosto prej 185 milionë dollarësh është financuar nga qeveria federale, dhe organet qeverisëse shtetërore dhe lokale. Rreth 40 milionë dollarë janë dhënë nga donatorë privatë.

Vizita në muzeumin e kushtetutës nuk është pa pagesë, bileta kushton 6 dollarë, por vizitorët largohen prej andej me një kopje xhepi të kushtetutës, që fillimisht është shtypur në anglisht dhe spanjisht, por së shpejti do të shtypet edhe në nëntë gjuhë të tjera.//kk//

XS
SM
MD
LG