Lidhje

Tony Blair ndodhet në Kinë për bisedime me udhëheqësit e lartë të atij vendi - 2003-07-20


Kryeministri britanik Tony Blair dhe presidenti i Koresë së Jugut Roh Moo-hyun kanë rënë dakort se dialogu është mënyra më e mirë për të zgjidhur krizën bërthamore të Koresë së Veriut.

Të dy udhëheqësit diskutuan sot në Seul mbi ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut, para se zoti Blair të shkonte në Kinë për bisedime me udhëhqësit e lartë të atij vendi.

Pas bisedimeve në Seul, në një konferencë shtypi, kryeministri Blair tha se kriza duhet të zgjidhet, siç u shpreh ai, me ndjeshmëri të veçantë, dhe se duhet të angazhohen edhe Japonia e Koreja e Jugut. Zoti Roh tha se gjendja në Gadishullin Korean është tani më e qetë se gjashtë muaj më parë, dhe shtoi se të gjitha palët po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje.

Asnjëri prej udhëheqësve nuk komentoi rreth njoftimit të sotëm të gazetës New York Times se Koreja e Veriut mund të ketë ndërtuar një objekt të dytë sekret për të prodhuar plutonium i cilësisë së armëve.

Zoti Blair mbrriti në Pekin sonte vonë për një vizitë 2 ditore. Pekini është ndalesa e tij e tretë e një turneu në vende aziatike, gjatë të cilit ai shkoi edhe në Japoni. Bisedimet e kryeministrit britanik me autoritetet e Pekinit pritet të përqëndrohen gjithashtu tek Koreja e Veriut.

//ze//

XS
SM
MD
LG