Lidhje

Kalendari historik, 23 korrik - 2003-07-24


Më 23 korrik 1847, Brigam Jang, kryetari i Kishës Mormone, gjeti një shteg mes grupit shkëmbor Roki Mauntins, në fund të të cilit shtrihej një ultësirë në brigjet e një liqeni të madh dhe tha: “Ky është vendi që kërkojmë.” Gerri Pond, një zyrtar i Kishës Mormone thotë se këto fjalë ishin shumë domethënëse për pasuesit e tij:

"Kur Birgham Young mbërriti në Luginën e Madhe përreth liqenit Salt Lake dhe tha këto fjalë, ai deshi të thoshte se ky vend do të bëhej strehë për këta njerëz. Kjo tokë do të nënkuptonte paqe, harmoni, si dhe një vend ku ata të mund të praktikonin besimin e tyre ashtu siç dëshironin-, tha zoti Pond.

Më 23 korrik 1970, një gazetë e shtetit Ohio bëri të ditura përfundimet e një studimi të Departamentit të Drejtësisë lidhur me vrasjet në Universitetin Kent State të Ohios.

Katër studentë ishin qëlluar për vdekje më 4 maj 1970, pasi Garda Kombëtare e Ohios hapi zjarr pa paralajmërim ndaj një turme të mbledhur për të protestuar kundër Luftës së Vietnamit.

Raporti i Departamentit të Drejtësisë arriti në përfundimin se anëtarët e gardës nuk kishin arsye për të qëlluar mbi studentët gjatë demonstratës. Studimi theksonte se studentët, të cilët po protestonin ndaj ndërhyrjes amerikane në Kamboxhia, nuk ishin angazhuar në akte të dhunshme, siç pretendonte një raport i nxjerrë nga autoritetet shtetërore në Ohio.

Departamenti i Drejtësisë tha se studentët mund të ishin sprapsur pa problem, me gaz lotsjellës. Byroja Federale e Hetimeve, e cila zhvilloi hetimet në terren, hodhi gjithashtu poshtë pretendimet se komunistët ishin bërë nxitje për protestat në qytetin e studentëve në Ohio.// lk //

XS
SM
MD
LG