Lidhje

Çfarë e shkakton tkurrjen e muskujve? - 2003-07-29


Shkencëtarët shtrojnë pyetjen: Cilët janë faktorët që shkaktojnë tkurrjen e muskujve, janë ata psikologjikë apo neurologjikë apo është thjesht mosha, e cila luan një rol të jashtëzakonshëm për atletët profesionistë. Për shembull, javën e kaluar përfundoi turneu çiklistik i Francës dhe amerikani Lance Armstrong 31 vjeç fitoi për të pestën herë këtë garë. Për çiklistin Armstrong, Turneu i Francës këtë vit u duk më i vështirë dhe konkurenca më e ashpër. Por trajneri i tij e pranon sesa më i moshuar të jesh aq më e vështirë të duket gjithçka. Me këtë ai duket se pranon që Lance po moshohet dhe çdo garë për të bëhet gjithnjë e më e vështirë. Armstrong është 31 vjeç, dhe doktorët thonë se me kalimin e viteve trupi i një atleti vjen duke e humbur formën sportive dhe pas çdo gare ndjehet më i lodhur. Ish-kampioni i boksit për peshën e mesme Alex Ramos tani është 42 vjeç. Para 8 vjetësh ai e la boksin pasi e ndjeu se nuk ishte më i ri.

“Në moshën 20 vjeçare unë bëja ndeshje çdo muaj e ndonjëherë 2 herë në muaj. Por në të 30’ çdo gjë ndryshoi, nuk kisha më fuqinë e mëparshme”.

Por ka edhe përjashtime. Boksieri George Foreman rifitoi titullin e kampionit të peshës së rëndë në moshën 45 vjeç. Bejsbollisti Roger Clemens këtë vit 40 vjeç fitoi lojën e tij të 300. Andre Agassi fitoi në lojrat australiane në moshën 32 vjeçare, moshë tepër e madhe për ata që luajnë tenis. Doktor William Levine thotë se shpesh nuk varet nga mosha por edhe edhe nga përkushtimi i atletëve. Andre Agassi e Roger Clemens kanë një regjim të rreptë stërvitjeje nga njëherë të paarritshëm edhe nga 20 vjeçarët. Martina Navratilova fitoi këtë vit për të 20-ën herë kampionatin e Wibmledonit. Ajo beson se është mendja dhe jo trupi që luan rol. Disa vetë nxjerrin si arsye moshën për të mos bërë diçka. Por mosha nuk duhet të bëhet faktor përcaktues për të bërë ose jo diçka, thotë Martina. Ndërkohë, vitin tjetër në moshën 32 vjeçare, Lance Armstrong do të përpiqet të fitojë Turneun e Francës për të gjashtën herë. Ndërkohë një studim i klinikës Mayo mund të ofrojë ndihmë për lojtarët e golfit që vuajnë nga tkurrja e muskujve. Një tërheqje e pavullnetshme e muskujve në momentin final bën që lojtari ta dërgojë topin në drejtim të gabuar, më larg ose më afër. Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë nëse tkurrja muskulit shkaktohet nga ndryshime psikologjike apo neurologjike. Ata po përdorin beta bllokues ilaçe që ngadalësojnë të rrahurat e zemrës për të parë nëse kjo sjell ndonjë efekt pozitiv. Për studimin e tyre shkencëtarët kanë marrë dy grupe lojtarësh golfi.

Pasojat e virusit të Nilit perëndimor, mund të zgjasin më shumë nga ç’mendohej

Shkencëtarët thonë se pasojat e sëmundjes së virusit të Nilit perëndimor mund të jenë më afatgjata sesa mendohet, pavarësisht se pacienti mund të duket i shëruar. Vitin e kaluar Julie Turners u prek nga virusi i Nilit perëndimor nëpërmjet pickimit të një mushkonje. Tani ajo kujdeset që vajza e saj të mbrohet nga ky insekt. Por një vit pas diagnostikimit me këtë virus, ajo vazhdon të ndjehet e lodhur, një prej shenjave të sëmundjes. Por jo vetëm kaq.

“Ndjej dhimbje të përditshme koke. Kam marrë disa ilaçe por pa efekt. E ndjej se më ka humbur kujtesa afat shkurtër e afatgjatë”, thotë ajo.

Shkencëtarët pranë qëndrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thonë se simptoma të ngjashme me pasoja afatgjate neurologjike janë shenja të prekjes nga virusi i Nilit perëndimor. Doktor James Sejvar dhe kolegët e tij morrën në shqyrtim gjendjen e 16 personave me sëmundje neurologjike si pasojë e virusit të Nilit. Rezultat e punës së tyre 8 mujore, të cilat u botuan në numrin e fundit të revistës së shoqatës amerikane të mjekësisë njëjtësojnë edhe pasoja të tjera afatgjate të virusit të Nilit. Doktor Sejvar thotë se disa nga këto pasoja janë lëvizjet e çrregullta, dridhje muskujsh e gjymtyrësh dhe humbja e balancës, paraliza e pjesëshme dhe sindroma e ngjashme me poliomelitin. Paralizat e ngjashme me polion mund të jenë të përherëshme. Por studimi përmban një lajm të mirë për pacientët tek të cilët virusi i Nilit shkakton enjtjen e trurit ose encefalitin. Doktor Sejvari thotë se pacientët e prekur nga virusi i Nilit me pasojë encefaliti u shëruan thuajse brenda tre muajsh.//kk//

XS
SM
MD
LG