Lidhje

Një prej autorëve të shpërthimieve në Bali dënohet me vdekje - 2003-08-07


Në Indonezi, një gjykatë gjeti fajtor ekstremistin mysliman Amrozi nën akuzat se kishte marrë pjesë në shpërthimet vdekjeprurëse të vitit të kaluar në ishullin turistik Bali dhe e dënoi atë me vdekje. Amrozi, i njohur edhe me nofkën bombarduesi buzëqeshës, u gjet fajtor nën akuzat se kishte ndihmuar në organizimin dhe kryerjen e krimeve terroriste në lidhje me rolin e tij në shpërthimet e 12 tetorit që shkaktuan vdekjen e 202 vetave.

I pandehuri ngriti duart lart dhe buzëqeshi ndërkohë që gjykatësi e shpalli atë fajtor nën akuzat për kryerjen e një akti terrorist. Ndërkohë, televizioni indonezian njoftoi se policia ka arrestuar dy persona në lidhje me shpërthimin e ditës së martë tek hoteli Marriot në Xhakarta që shkaktoi vdekjen e 10 vetave. Këto arrestime nuk janë konfirmuar nga zyrtarë të policisë.//xh//

XS
SM
MD
LG