Lidhje

Sulm i ri ndaj trupave amerikane në Irak: plagosen dy ushtarë - 2003-09-08


Zyrtarët ushtarakë amerikanë në Irak thonë se një autokolonë amerikane u godit sot në qendër të Bagdadit nga një shpërthim, i cili la të plagosur dy ushtarë dhe dëmtoi dy makina ushtarake.

Shpërthimi ndodhi disa orë pas një bastisjeje gjatë natës në Tikrit, ku u kapën katër persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në sulme të ngjashme.

Trupat amerikane bastisën disa shtëpi, ku mendohej se fshiheshin persona që sulmojnë trupat e koalicionit në Irak. Qyteti verior i Tikritit, vendlindja e Sadam Husseinit, ka qenë skenë e shumë sulmeve të grupeve ekstremiste ndaj forcave amerikane.// lk //

XS
SM
MD
LG