Lidhje

Në Shtetet e Bashkuara, uragani Isabelë kthehet në stuhi tropikale - 2003-09-19


Uragani Izabelë, i cili tani është shndërruar në stuhi tropikale, ka ndërprerë shërbimin elektrik, ka shkulur pemë dhe ka paralizuar kryeqytetin amerikan, ndërkohë që vazhdon të shkojë në drejtim të veriut. Uragani Isabelë është fajësuar për vdekjen e të paktën 13 personave.

Në Uashington, zyrtat e qeverisë federale janë mbyllur edhe të premten dhe zyrtarët e transportit kanë pezulluar shërbimin e autobusave dhe të metrosë së qytetit derisa të vlerësohen dëmet e shkaktuara nga stuhia. Shërbimi elektrik është ndërprerë për mbi tre milionë banorë nga Karolina e Veriut e deri në New Jersey.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që lumenjtë e fryrë të dalin nga shtrati, duke shkaktuar përmbytjen e shumë shtëpive dhe bisneseve në zonat e prekura nga uragani. Presidenti Bush ka deklaruar Karolinën e Veriut dhe Virgjinian zona të goditura nga katastrofa, duke çlirurar fonde federale për të ndihmuar në përpjekjet e pastrimit.

Shërbimi kombëtar metereologjik thotë se parashikon që gjatë ditëve të ardhshme, stuhia Isabelë të kalojë nëpër Pansilvaninë perëndimore dhe rajonin e Liqenëve të Mëdhenj.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq amerikan ka bërë thirrje për dhurime të menjëherëshme fondesh dhe gjaku, duke thënë se numri i madh i katastrofave dhe dhurimet e pakta kanë shteruar rezervat e tij për ndihma në raste katastrofash.//xh/

XS
SM
MD
LG