Lidhje

Presidenti Bush takohet me Kancelarin Shrëder - 2003-09-24


Presidenti Bush do të takohet sot me kancelarin gjerman. Gerhard Shrëder, për të diskutuar rreth operacioneve të ardhshme në Irak. Presidenti Bush zhvilloi të martën bisedime të ngjashme me homologun e tij francez, Zhak Shirak.

Franca dhe Gjermania kundërshtuan luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Zoti Shirak tha pas bisedimeve me Presidentin Bush se dy udhëheqësit kanë një objektiv të përbashkët për rindërtimin e Irakut, por mes tyre ka mosmarrëveshje përsa i përket mënyrën për realizimin e këtij objektivi.

Të martën, Presidenti Bush u kërkoi vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara të lënë mënjëanë mosmarrëveshjet rreth Irakut dhe të bashkëpunojnë për rindërtimin e atij vendi. Ai tha se është i vetëdijshëm se disa vende ishin kundër ndërhyrjes ushtarake, por theksoi se vendet anëtare të OKB-së duhet të punojnë së bashku dhe të ndihmojnë Irakun të hartojë kushtetutën e re, të përgatitë punonjësit e shërbimeve civile dhe të zhvillojë zgjedhje të lira.

Mirëpo presidenti francez dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, kritikuan doktrinën e presidentit Bush të veprimeve parandaluese ushtarake pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit. Zoti Anan tha se kjo politikë do të çojë në përdorimin në shkallë të gjerë të forcës jashtë normave ligjore.//xh//

XS
SM
MD
LG