Lidhje

Pauëll: në Irak po lind një shpirt i ri lirie - 2003-09-24


Iraku po transformohet. Përgjatë rrugëve ka shitore me libra e gazeta, ku pasqyrohet një gamë e gjerë opinionesh. Shkollat dhe universitetet janë hapur dhe po mësojnë nxënësit e studentët irakianë sesi të jetojnë në liri.

Të gjitha qytetet kryesore irakiane dhe më shumë se 85 për qind e fshtarave kanë këshilla vendore që punojnë për plotësimin e nevojave të popullsisë së tyre. Irakianët, thotë Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, janë në rrugën drejt vetëqeverisjes demokratike.

”Pas çdo stastistike dhe arritjeje politike, tha sekretari Pauëll, qendron diçka edhe më e rëndësishme: zhdukja e frikës dhe lindja e një shpirti të ri lirie. Ky shpirt po përhapet gjithandej”.

Iraku ka bërë përparim të madh që nga përmbysja e regjimit të Sadam Huseinit. Iraku është vend i pasur, por Sadami i shpenzoi pa kurrëfarë kontrolli burimet e Irakut për programe armësh vdekjeprurëse. Ndërsa fëmijët vdisnin nga urija dhe kundërshtarët politikë burgoseshin, torturoheshin e vriteshin, Sadam Huseini shpërdoronte pasurinë e vendit për pallate e salltanete të tjera për vete, familjen dhe miqtë e tij të ngushtë.

Por, Iraku vazhon të përballet me probleme serioze, duke filluar nga siguria. Zyrtarë irakianë, forca të koalicionit dhe punonjës ndihmash të Kombeve të Bashkuara janë sulmuar. Mes këtyre sulmuesve janë besnikë të Sadam Huseinit, kriminelë që u çliruan kur Sadami boshatisi burgjet dhe terroristë të jashtëm që kanë shkuar në Irak për të hapur një front të ri të fushatës së tyre kundër botës së qytetëruar. Rindërtimi i Irakut, tha zoti Pauëll, do të marrë kohë.

“Demokracia, tha zoti Pauëll, do të vendoset në Irak. Kur të realizohet ky objektiv, të gjithë ata në Lindjen e Mesme, që janë të mbërthyer nga frika prej ndryshimeve do të ndodhen përballë një dileme: të ecin para bashkë me pjesën tjetër të botës ose të ngecin në batakun e pasigurisë së tyre. Ata që janë robër, sigurisht jo të Islamit, por të mungesës së besimit në aftësinë e shoqërive të tyre për të përqafuar një të ardhme më të mirë, nuk do të jenë më në gjendje të frikësojnë e të detyrojnë të tjerët të bashkohen me të prapambeturit. Ajo do të jetë një ditë, e cila pritet me padurim nga të gjithë ata që duan lirinë në Lindjen e Mesme. Shpresoj, theksoi sekretari amerikan i shtetit, se për sa kohë të jemi të angazhuar, për sa kohë të ndodhemi në krye të një koalicioni ndërkombëtar, ata nuk do të mbeten të zhgënjehen”.

Siç u shpreh Sekretari Pauëll, popullit irakian duhet t’i jepen mjetet dhe mbështetja për ndërtimin e një shoqërie demokratike të begatë dhe paqesore Ky popull, theksoi ai, nuk meriton asgjë më pak.//xh//

XS
SM
MD
LG