Lidhje

Vdes Al-Hashimi e Këshillit Qeverisës Irakian - 2003-09-25


Anëtarja e Këshillit Qeverisës irakian, Akila al-Hashimi, e cila u plagos javën e kaluar para shtëpisë së saj, vdiq të enjten në në një spital ushtarak amerikan.

Kryedministratori amerikan për Irakun, Paul Bremer, u shprehu ngushëllimet familjes së zonjës al-Hashimi dhe popullit irakian.

Në Londër, kryeministri britanik, Tony Blair, tha se ishte tronditur dhe pikëlluar nga vdekja e zonjës al-Hashimi dhe theksoi se trashëgimia e saj do të ishte një Irak i lirë dhe i qendrueshëm.

Ndërkohë, në sulmin e fundit kundër forcave amerikane në Irak, 7 ushtarë amerikanë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në qytetin verior të Mosulit. Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se shpërthimi i sotëm shkatërroi një makinë ushtarake dhe dëmtoi një tjetër. Një shpërthim që ndodhi dje në një kinema të Mosulit, shkatoi vdekjen e 2 irakianëve. Deri tani, Iraku verior ka qenë përgjithësisht një pjesë paqesore e vendit në periudhën pas Sadam Huseinit. Në Bagdad, një person humbi sot jetën nga shpërthimi që tronditi hotelin Al Aike ku ndodhet zyra krahinore e rrjetit televiziv amerikan NBC. Një punonjës i hotelit mbet i vrarë dhe një anëtarë i ekipit të rrjetit televizi pësoi plagë të lehta. Anëtarë të personelit të hotelit thonë se bomba ishte vendosur pranë një gjeneratori, pak metra larg ndërtesës. Rrjeti televiziv NBC njoftoi nëpërmjet një deklarate so do të vazhdojë të mbulojë zhvillimet në Irak.

//rd//

XS
SM
MD
LG