Lidhje

Pauëll: Irakianëve do t’u jepen 6 muaj për të miratuar kushtetutën e re - 2003-09-26


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, thotë se Shtetet e Bashkuara kanë në plan tu caktojnë irakianëve një afat prej gjashtë muash për të përgatirur kushtetutën e re.

Sekretari Pauëll tha se është vështirë që kjo punë të realizohet brenda gjashtë muajsh, por ai thekson se është e nevojshme të veprohet me shpejtësi në mënyrë që të hapet rruga për mbajtjen e zgjedhjeve dhe vendosjen e një qeverie të re irakiane vitin e ardhshëm. Deri atëherë, thotë kryediplomati amerikan, Shtetet e Bashkuara nuk do tua kalojnë pushtetin irakianëve.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhduan fushatën diplomatike për një projektrezolutë të re të Këshillit të Sigurimit mbi Irakun. Zyrtarët amerkanë thonë se Iraku duhet të jetë i sigurt para se të vendoset vetëqeverisja, në rast të kundërt theksojnë ta, vendi do të zhytet në kaos.

Sulmet vdekjeprurpse kundër forcave amerikane në Irak vazhduan edhe të enjten gjatë natës. Zyrtarë amerikanë thonë se një ushtar amerikan u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga një granatë e hedhur kundër autokolonës së tyre në qytetin verior të Kirkukut. Ata thanë të enjten se të paktën 8 irakianë mbeten të vrarë dhe shumë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me mortaja në qytetin Bakuba, 50 kilometra në veri të Bagdadit.//xh//

XS
SM
MD
LG