Lidhje

Mel Gibson shkakton peshtjellim me “Pasionin” e tij - 2003-09-26


Aktori dhe regjisori Mel Gibson, i ka kthyer momentet finale të Jezu Krishtit, në një mision profesional dhe personal. Ai është regjisor i një filmi, për të cilin shprehet se do të jetë portretizimi më real i epokës biblike.

Dhe në të vërtetë, ky film ka nxitur shumë debate. Ka shqetësime se filmi do të ngjallë ndenja anti-semite. Ndërkohë që një nga kardinalët më të lartë në Vatikan ka shprehur mbështetjen për filmin, kritikat pro dhe kundër filmit paptjetër që do të zgjerohen.

Dhe nga ana tjetër, ndezja e këtij debati do të jetë një publicitet i çmuar për anën financiare të filmit.

Mel Gibson shpenzoi 25 milionë dollarë nga xhepi i tij për të gjiruar filmin ”The Passion” Pasioni. Filmi përqendrohet në 12 orët e fundit të jetës së Jezu Krishtit. Muaj përpara se të shfaqet në kinema filmi, është kritikuar se ka skena të tmerrshme dhune dhe se mundë të nxitë ndjenja anti-semite.

Abe Foxman i Lidhjes Kundër Shpifjes, i cili nuk e ka parë filmin, por ka lexuar një version të skenarit të hershëm të tij, thotë se Gibsoni i portretizon hebrenjtë, dhe në veçanti priftin e lartë hebre të Jeruzalemit, si forcën shtytëse pas gozhdimit të Krishtit. “Problemi qëndron këtu: çështja nëse hebrenjtë e kryqëzuan Krishtin apo jo ka qenë themeli i ndjenjave antisemite për shekuj të tërë”.

Ndërkohë, Gibsoni thotë se filmi tregon të vërtetën, sepse është marrë drejtpërdrejtë nga Bibla, në të cilën thuhet qartë se udhëheqësit hebrenjë e donin Krishtin të vdekur.

Nga ana tjetër, problemi është se Bibla pëmban shumë argumente kundërthënëse rreth ekzekutimit të Jezusit. Historiania Paula Frederikson, autore e librit ”Jezusi i Nazaretit, Mbreti i Hebrenjve”, e cila si Abe Foxmani, nuk e ka parë filmin por ka lexuar skenarin e Mel Gibsonit.

“Përparësia e tij kryesore nuk është t’i qendrojë besnik historisë, por bindjeve të tij”, thotë historiania.

Ajo që beson Gibsoni beson është në qendër të debatit. Ai është një katolik tradicional ultrakonservativ. Tradiconalistët janë një sekt që nuk e njohin autoritetin e Papës dhe nuk pranojnë reformën moderne të Vatikanit, përfshirë deklarimin se hebrenjtë nuk mbajnë përgjegjësi për vdekjen e Jezusit.

Kjo është edhe arsyeja që mbështetja e filmit nga kardinali i lartë Dario Castrillion Hoya, shikohet si diçka e jashtëzakonshme. Kardinali thotë për një gazetë italiane, se filmi paraqet dinakërinë dhe tmerret e mëkatit, pa dënuar hapur apo tërthorazi ndonjë grup të caktuar. Edhe të tjerët në komunitetin fetar pajtohen me kardinalin.

“Kur e shikon filmin, kuptohet se debatet paraprake reth tij janë të parëndësishme. Realizimi i vetë filmit është arma e tij më e mirë mbrojtëse, thotë Fran Maeir i Dioqezës së Denverit në Kolorado. Gibsoni, i cili ka reaguar me zemërim ndaj një pjese të mirë të kritikave, ka pranuar se për një film me aktorë jo të njohur dhe me dialogë në gjuhët latine, hebraike dhe ajo aramaike e folur nga Jezusi, zhurma që po bëhet ka arritur nivelin më të lartë që mund të shkaktohet nga një film. //kk//

XS
SM
MD
LG