Lidhje

Shkrimtarja iraniane, Shirin Ebadi, nderohet me Çmimin Nobel të Paqes - 2003-10-10


Shkrimtarja dhe veprimtarja iraniane e të drejtave të njeriut, Shirin Ebadi, u nderua me Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2003. Avokatja 56 vjeçare nga Teherani e mori çmimin për punën e saj në mbrojtje të të drejtave të grave dhe fëmijëve.

Instituti norvegjez Nobel tha se e nderoi zonjën Ebadi me çmimin e paqes për këtë vit pasi si avokate, gjykatëse, lektore, shkrimtare dhe veprimtare, ajo ka ngritur zërin fuqishëm dhe në mënyrë të qartë në vendin e saj, pa marrë parasysh kërcënimet ndaj sigurisë së saj.

Zonja Ebadi ishte një nga gratë e para iraniane të emruara në postin e gjykatëses. Ajo ishte mes numrit rekord prej 165 kandidatësh për çmimin Nobel të Paqes të këtij viti, përfshirë Papën Gjon Palin e Dytë dhe ish presidentin çek, Vacllav Havel.//xh//

XS
SM
MD
LG