Lidhje

Dy partitë kryesore të Shqipërisë pretendojnë fitore në zgjedhjet për pushtetin vendor... - 2003-10-13


Në Selinë e Partisë Socialiste, gjatë gjithë natës zyrtarë të saj paraqitën shifra për fitoren e kandidatëve të tyre në Tiranë dhe në një pjesë të madhe të Shqipërisë. Krahas këtyre rezultateve të pjeshme të dhëna prej tyre, në çdo deklaratë ata përgenjështronin informacione të paraqitura nga opozita. Partia Demokratike, nga ana e saj, deklaroi të hënën në orët e para të mëngjesit se ka dalë forca e parë politike në vend në votimet e djeshme për pushtetin vendor. Kryetari i kësaj partie, Sali Berisha, tha se fitorja është shtrirë gjeografikisht nga veriu në jug. Zoti Berisha këmbënguli në faktin se edhe Tirana e Durrësi i përkasin partisë së tij duke lënë të kuptohet se nuk do të pranojë rezultatin që njeh për fitues kandidatët socialistë. //az//

XS
SM
MD
LG