Lidhje

Greqia refuzon kërkesën e Natos për trupa shtesë në Afganistan - 2003-10-23


Greqia nuk e pranoi kërkesën e NATO-s për dërgimin e trupave shtesë në Afganistan, duke e arsyetuar një vendim të tillë me nevojat e sigurisë para Lojrave Olimpike të vitit të ardhshëm në Athinë.

Kryeministri grek Costas Simitis, u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s George Robertson për të diskutuar mbi kërkesën për një njësi helikopterësh.

Zoti Simitis tha se vendi i tij nuk mund të japë para shtesë dhe ushtarë të tjerë në mbështetje të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë në Kabul. Greqia ka dërguar mbi 100 specialistë teknikë për të ndihmuar në përpjekjet e NATO-s atje.

Zoti Robertson tha se është i zhgënjyer nga vendimi grek, por i kupton vështirësitë e organizimit të një aktiviteti ndërkombëtar sportiv.

Ai tha se do t’u kërkojë aleatëve të tjerë të NATO-s që të rrisin kontributin e tyre në Afganistan.//ii

XS
SM
MD
LG