Lidhje

Grupi Ndërkombëtar i Krizave paralajmëron rritjen e tensionit etnik në Maqedoni - 2003-10-24


Grupi Ndërkombëtar i Krizave me seli në Bruksel tha se Maqedonia nuk është shembull suksesi dhe paralajmëroi për rritjen e tensionit etnik dhe të veprimtarisë kriminale në atë vend.

Në një raport të ri të grupit thuhet se Kryeministri Branko Cërvenkovski dhe udhëheqësi shqiptar, Ali Ahmeti, kanë qenë të suksesshëm në parandalimin e luftës civile në Maqedoni. Por, në raport theksohet gjithashtu se ai vend përballet me probleme të mëdha, përfshirë korrupsionin, ekonominë e dobët dhe shkallën e lartë të papunësisë, sidimos në radhët e shqiptarëve. Në raport thuhet se kriminelët dhe ekestremistët vazhdojnë të paraqesin kërcënim për qeverinë.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave akuzon udhëheqësit e Maqedonisë se nuk mbajnë qendrim të përshtatshëm kur politikanë të njohur bëjnë komente rreth ndarjes etnike të vendit dhe përpiqen të minojnë marrëveshjen e paqes. Grupi i bën thirrje Bashkimit Evropian të zgjatë afatin e misionit të tij paqeruajtës në Maqedoni përtej 15 dhjetorit dhe shton se paqeruajtësit duhet të jenë më aktivë në terren.

//rd//

XS
SM
MD
LG