Lidhje

Europarlamentarja Doris Pack komenton mbi krizën në PS - 2003-10-28


E njohur në Shqipëri për deklaratat e saj pothuajse sa herë vendi ka qenë në momente krize apo situata problematike, edhe këtë herë, zonja Doris Pack, e gjendur në Tiranë për takimin ndërparlamentar mes BE dhe Shqipërisë, nuk anashkaloi vlerësimet për gjendjen e krijuar për shkak të konfliktit brenda partisë socialiste: “Ne kërkojmë dhe vecanërisht kolegët europian kanë kërkuar nga qeveria dhe partia e shumicës ti jap fund luftës së brendshme që ka pasoja mbi situatën jashtë PS sepse është ajo që drejton dhe ka pushtetin dhe duhet ti jap fund luftës së brendshme. Kjo është në dëm dhe të negociatave - u shpreh zonja Pack - se të gjithë shikojnë vec atë problem dhe kjo pengon zgjidhjen e problemeve të tjera”.

Duke iu referuar shkëmbimit të akuzave mes kryeministrit Fatos Nano dhe rivalit të tij Ilir Meta zonja Pack tha se ata duhet t’i drejtohen gjykatës dhe të mos e teprojnë me fjalë boshe apo të mos shfrytëzojnë publikun për këtë. Kjo situatë sipas saj ka pasoja negative sepse në këtë mënyrë qytetarët humbasin besimin ndaj politikës, ndërsa qeverinë nuk e ndihmon për të fituar miq në Europë.

Edhe për problemin aq të diskutueshm të vendeve të mbetura bosh në qeveri ajo u shpreh se i bëhet thirrje autoriteteve shqiptare ti japi fund kësaj situate të cilën ajo e cilësoi të pakënaqshme dhe të papranueshme duke plotësuar dy vendet e mbetura bosh.

Votimet e 12 tetorit ishin një tjeter problem në të cilën janë ndalur deputetët europian. Duke iu përmbajtur vlerësimeve paraprake të ODIHRit zonja Pack u shpreh e shqetësuar për cështjen e listës së votuesve. Sipas saj duhet ndërhyrë që tani që ky problem të zgjidhet sa më shpejt përpara zgjedhjeve të ardhshme në vend. Ajo e quajti të papranueshme situaten e krijuar me rezultatat e zgjedhjeve në Tiranë: “Per mua por dhe per te gjithe ne është e pabesueshme që rezultatet e Tiranës nuk shpallen dhe ende ka probleme të mëdha. KQZ duhet të bëjë punën e vet dhe të gjejë një zgjidhje. Duhet të bëjnë punën e tyre. Pa zgjidhur cështjen e Tiranës nuk do të ketë zgjidhje”, deklaroi zonja Pack.

Edhe për cështjen e pronave, ajo bëri thirrje që të gjendet një zgjidhje konsensusi, mes variantit të hartuar nga OSBE dhe variantit të opozitës.

Takimi i 10 ndërparlamentar mes BE dhe Shqipërisë trajtoi një game të gjerë problemesh me një fokus të njejtë, negociatat për marrëveshjen e Asocim Stabilizimit. Ashtu si dhe përfaqësues të tjerë të lartë europian, edhe zonja Pack vuri theksin në rëndësinë e zbatimit të detyrimeve që Shqipëria merr përsipër.

//rd//

XS
SM
MD
LG