Lidhje

59 % e evropianëve thonë se Izraeli përbën kërcënim për paqen - 2003-11-01


Sipas një ankete të opinionit publik të kohëve të fundit, afro 60 përqind e evropianëve mendojnë se Izraeli përbën kërcënim më të madh për paqen botërore sesa Koreja e Veriut, Irani apo Afganistani.

Disa prej rezultateve të sondazhit të ri, të kërkuar nga Komisioni Evropian, u botuan në numrin e së premtes të gazetës International Herald Tribune.

Rezultatet e plota do të publikohen të hënën nga Komisioni Evropian. Rreth 7 mijë e 500 personave në vendet e Bashkimit Evropian iu paraqit një listë prej 15 vendesh dhe u pyetën nëse ndonjëri prej tyre paraqet kërcënim për paqen botërore. Izraeli u radhit i pari. 59 përqind e të anketuarëve thanë se shteti hebraik përbën kërcënim.

Qendra Simon Wiesnthal, që nderon kujtimin e Holokaustit, i cilësoi rezultatet e anketës si tronditëse dhe raciste, që demonstrojnëse se ndjenja anti-semite është rrënjosur thellë në shoqërinë evropiane.

80 përqind e të anketuarve thanë se Evropa duhet të luajë rol më të madh në procesin e paqes për Lindjen e Mesme, por 54 përqind janë kundër dërgimit të paqeruajtësve evropianë në Irak. //kk//

XS
SM
MD
LG