Lidhje

Zgjedhje vendore në SHBA - 2003-11-05


Dje, në një numër shtetesh amerikane u zhvilluan zgjedhje lokale. Kandidatët republikanë fituan postet e guvernatorit në dy shtete ku ato mbaheshin nga demokratët.

Kentaki zgjodhi guvernatorin e parë republikan pas 32 vjetësh me fitoren e zotit Ernie Fletcher, anëtar i dhomës së përfaqësuesve, ndaj kandidatit demokrat Ben Chandler.

Në Misisipi, ish kryetari i Partisë Republikane Haley Barbour mposhti guvernatorin demokrat Ronnie Musgrove.

Ndërkohë në garën për kryetar bashkie të Filadelfias, e cila u ndoq me shumë vemendje, kryebashkiaku demokrat John Street u rizgjodh me lehtësi, duke fituar nga republikanit Sam Katz.//ii

XS
SM
MD
LG