Lidhje

Shtetet e Bashkuara përkrahin përhapjen e lirisë në mbarë botën - 2003-11-19


Shtetet e Bashkuara përkrahin përhapjen e lirisë në mbarë botën. Liria parashikon sundimin e shtetit juridik, kufizimin e fuqisë së shtetit, lirinë e fjalës, lirinë e besimit, drejtësi të barabartë për të gjithë, respekt për gratë, tolerancë fetare e etnike dhe respekt për pronën private. Siç thotë Presidenti Bush, sigurimi më i madh për Shtetet e Bashkuara dhe për të gjitha vendet vjen nga përhapja e lirisë njerëzore.

“... sepse vendet e lira nuk përkrahin terrorizmin. Vendet e lira nuk sulmojnë fqinjët e tyre me armë të shkatërrimit në masë. Amerikanët besojnë se liria është shpresa dhe nevoja më e madhe në çdo zemër njeriu. Dhe unë besoj, thotë Presidenti Bush, se liria është e drejta e çdo njeriu, se liria është e ardhmja e çdo vendi”.

Kauza e lirisë i shtyu Shtetet e Bashkaura dhe një koalicion vendesh të çlirojnë Irakun. Tani, thotë Presidenti Bush, koalicioni po punon për të ndihmuar popullin irakian të ndërtojë një vend demokratik në paqe me fqinjët e tij, një Irak pa shtypje, pa armë të shkatërimit në masë dhe pa terrorizëm.

“Ne po ndeshemi me rreziqe në Irak, ku fanatikët e Sadam Huseinit dhe terroristët e huaj po përpiqen me dëshpërim ta çojnë vendin drejt kaosit duke sulmuar forcat e koalicionit, punonjësit e ndihmave dhe irakianë të pafajshëm. Ata e dinë se përhapja e lirisë në Irak do të ishte një disfatë themelore për kauzën e terrorit. Ky koleksion vrasësish po përpiqet të trondisë vullnetin e Amerikës dhe të botës së qytetëruar. Amerika nuk do të frikësohet”, thotë Presidenti Bush.

Kalimi nga diktatura totalitare drejt një shoqërie civile është një proces i vështirë. Por populli irakian e ka mundësinë të ndërtojë një shoqëri të tillë dhe koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara nuk do ta lëkundet në vendosmërinë e tij për t’i ndihmuar irakianët t’ia arrijë këtij qëllimi.

//ze//

XS
SM
MD
LG