Lidhje

Robertson: vendimi për bombardimin e Jugosllavisë-rruga e vetme për ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë - 2003-11-27


Sekretari i Përgjithshsëm i Natos George Robertson, tha sot në Beograd se vendimi i Aleancës në vitin 1999 për të bombarduar Jugosllavinë ishte rruga e vetme për të ndaluar spastrimin etnik në Kosovë.

Zoti Robertson i bëri thirrje Serbisë dhe Malit të Zi të lënë mënjanë ankesat nga sulmet ajrore dhe ta hedhin vështrimin drejt së ardhmes.

Vendi, tha ai, do të jetë në gjendje të pranohet në programin e Natos "Partneritet për Paqe", pasi të arrestojë dhe ekstradojë gjeneralin Ratko Mlladiç, të kërkuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Në këtë udhëtim lamtumire në Ballkan, pasi ai largohet muajin tjetër nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Natos, zoti Robertson do të shkojë edhe në Bosnje Hercegovinë.// lk //

XS
SM
MD
LG