Lidhje

Irak: sulm kundër një ekipi agjentësh të zbulimit spanjoll - 2003-11-29


Një ekip agjentësh të zbulimit spanjoll në Irak u sulmua në jug të Bagdadit. Ministria e mbrojtjes e Spanjës tha se të paktën 6 prej tyre kanë humbur jetën.

Agjentët po ktheheshin nga një mision kur autokola e tyre u sulmua rreth 30 kilometra në jug të kryeqytetit irakian.

Njoftohet se dy makina morën zjarr dhe helikopterë të ekipeve të shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarrjes.

Ndërkohë, të paktën 75 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në Irak këtë muaj, duke e bërë nëntorit muajin më vdekjeprurës për trupat amerikane që prej ndërhyrjes ushatrake në atë vend në muajin mars.

Por komandanti më i lartë ushtarak në Irak, gjenerali Ricardi Sanchez, tha sot se gjatë 2 javëve të fundit numri i sulmeve vdekjeprurëse kundër forcave amerikane ka rënë me thuajse një të tretën. Rreth gjysma e viktimave amerikane këtë muaj u shkaktuan nga përplasja e helikopterëve, disa prej të cilëve ushtria tha se u shkaktuan nga zjarri i armikut.

Gjenerali Sanchez tha gjithashtu se ushtria po krijon një forcë më të lëvizshme, e cila mund të luftojë më mirë armikun. Ai tha se më shumë trupa këmbësorie do të dërgohen në Irak, por numri i përgjithshëm i trupave nuk do të shtohet.

//ze//

XS
SM
MD
LG