Lidhje

Këshilli Qeverisës të Irakut: Sadam Huseini do të gjykohet nga një gjykatë irakiane - 2003-12-18


Kryetari aktual i Këshillit Qeverisës të Irakut, tha se Sadam Huseini do të gjykohet nga një gjykatë speciale irakiane.

Abdyl Aziz al-Hekim tha se gjykata do të shqyrtojë akuzat e ngritura kundër Saddam Husseinit dhe do ta trajtojë atë në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Kur u pyet nëse Saddami duhet të dënohet me vdekjke, zoti al-Hekim tha se është përgjegjësia e gjykatës të vendosë për dënimin e tij.

Zoti al-Hekim i bëri këto deklarata në një konferencë shtypi në Londër me Sekretarin e Jashtëm britanik, Xhek Straw, i cili shprehu besimin se irakianët janë në gjendje ta gjykojnë drejt Saddamin.

Një tjetër anëtar i Këshillit Qeverisës irakian, Muaffek al-Rubaie, tha se Saddami është marrë në pyetje nga autoritetet amerikane në zonën e Bagdadit, megjithëse zyrtarët amerikanë nuk kanë pranuar të deklarojnë vendndodhjen e tij.

Ndërkaq, ushtarakët amerikanë thonë se shpërthimi i një kamioni të mbushur me lëndë plasëse, që la të vdekur 10 vetë në një rrugë të Bagdatit ishte aksident dhe jo sulm me bombë, siç u njoftua fillimisht. Një zëdhënës amerikan tha se ekspertët kishin përcaktuar se kamioni ishte i ngarkuar me lëndë djegëse dhe se kishte shpërthyer pas përplasjes me një autobus.

Në një zhvillim tjetër, trupat amerikane arrestuan 12 persona gjatë një operacioni të ri që synonte eliminimin e kryengritësve në qytetin Sammarra, në veri të Bagdadit. //az//

XS
SM
MD
LG