Lidhje

Rusia premton t’i falë Irakut më shumë se gjysmën e borxhit - 2003-12-23


Zyrtarë irakianë thonë se Presidenti rus, Vladimir Putin, është përgatitur t’i falë Irakut më shumë se gjysmën e borxhit prej 8 miliardë dollarësh në këmbim të kontratave të biznesit në të ardhmen.

Kreu i Këshillit Qeverisës të Irakut, të caktuar nga administrata amerikane, Abdel-Aziz al-Hakim, tha dje pas bisedimeve në Kremlin se rreth 65 për qind e borxhit të Irakut mund të falet.

Në një zhvillim tjetër, një shpërthim bombe vrau dy amerikanë dhe një përkthyes irakian dhe plagosi dy ushtarë të tjerë në Bagdad.

Në një incident tjetër, një ushtar polak që shërbente në Irakun Qendror u qëllua aksidentalisht dhe u vra, duke mjegulluar vizitën e papritur të Presidentit polak, Aleksander Kwashnievski trupave të vendit të tij. //az//

XS
SM
MD
LG