Lidhje

Përgjysmohet numri i personave që kërkojnë llotarinë amerikane - 2003-12-27


Zyrtarët amerikanë thonë numri i personave që bëjnë kërkesë për llotarinë e përvitshme të imigracionit është këtë vit më pak se gjysma e numrit të zakonshëm të viteve të kaluara.

Programi u jep 50 mijë imigrantëve të mundshëm shansin që të bëhen banorë të përhershëm, me të drejtën për të jetuar, punuar dhe studiuar në Shtetet e Bashkuara.

13 milionë vetë kanë marrë pjesë në llotari vitet e kaluara. Por gazeta New York Times njofton se numri i atyre që e kanë kërkuar këtë mundësi deri tani këtë vit është rreth 5 milionë dhe afati skandon më 30 dhjetor.

Artikulli i gazetës citon zyrtarë të qeverisë të thonë se numri i kërkuesve ka rënë për shkak të një praktike të re për të dërguar të dhënat me kompjuter, për të parandaluar mashtrimet dhe kërkesat e dyfishta.

Por ata që mbrojnë të drejtat e imigrantëve thonë se shumë nga ata që duan të kenë një shans nuk kanë mundësi të përdorin kompjutera, skaner dhe internetin. Ata thonë se disa prej tyre kanë gjithashtu frikë që identiteti i tyre të hyjë në një bazë të dhënash kompjuterike, veçanërisht nëse jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

//ze//

XS
SM
MD
LG