Lidhje

Demonstratat në Hong-Kong për liri dhe demokraci të ploë - 2004-01-07


Më 1 janar dhjetra mijëra demonstrues mbështës të demokracisë marshuan në mënyrë paqesore nepër rrugët e Hong-Kongut. Qëllimi i kësaj demonstrate ishte që Shefi i ekzekutivit të Hong-Kongut dhe e gjithë legjislatura e tij të zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Ne duam demokraci të plotë, të drejten për të zgjedhur shefin tonë ekzekutiv dhe të gjithë anëtarët e Këshillit legjislativ”, tha Richard Tsoi, udhëheqës i organizatës së Hong-Kongut, Fronti Civil i të drejtave të njeriut.

Demonstrata në diten e parë të viti të ri ka qenë më e madhja që nga 1 korriku kur rreth 500 mijë veta marshuan në një protestë masive kundër ligjit të sigurimit kombëtar që shumë kanë frikë se mund të kërcënojë liritë bazë të njeriut. Duke u ballafaquar me këtë opozitë të përhapur në vend dhe me trysni ndërkombëtare, zyrtarët e Hong-Kongut vendosen të tërheqin ligjin e propozuar dhe premtuan se në të ardhmën do të këshillohen me popullin lidhur me ligjin e sigurimit.

Sipas kushtetutës së Hong-Kongut ose Ligjit Bazë siç quhet ndryshe, qyteti prej rreth 7 milion banorësh është një rajon i veçantë administrativ i Kinës me një autonomi të zgjeruar. Shefi i ekzekutivit zgjidhet nga një komision prej 800 anëtarësh i përberë nga zyrtarë të ndryshem, disa prej të cilëve janë të zgjedhur e disa të emëruar. Zgjedhjet e ardhëshme për shefin Ekzekutiv nuk do të zhvillohen deri në vitin 2007. Por Hong-Kongu do të zhvillojë zgjedhje për Këshillin e tij legjislativ shtatorin e ardhshem. Vetëm gjysma e posteve të Këshillit legjislativ vendoset me zgjedhje të drejtpërdrejta. Të tjerët zgjidhen nga organizatat afariste, profesionale, civile dhe politike. Mbështetësit e Demokracisë në Hong-Kong po kërkojnë që në vitin 2007 Shefi i ekzekutivit të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me vota dhe një vit më vonë në të njëjten mënyrë të zgjidhen edhe të gjithë anëtarët e ligjislaturës.

Gjatë një fjalimi kohët e fundit para Fondacionit Kombëtar amerikan për Demokraci, Presidenti George W. Bush theksoi se “Në çdo shoqëri të sukseshme, ekzistojnë parime të përbashkëta thelbësore”. “Shoqëritë e sukseshme kufizojnë pushtetin e shtetit dhe të ushtrisë. Në këtë mënyrë qeveritë i përgjigjen vullnetit të popullit e jo vullnetit të një elite”. Njëri prej qëllimeve të Ligjit Bazë të Hong-Kongut është që qeveria të zgjidhet në mënyrë demokratike. Kjo është mënyra më e mirë për të siguruar vazhdimin e suksesit të Hong-Kongut dhe mbrojtjen e lirive bazë të popullit të tij.

XS
SM
MD
LG