Lidhje

Irak: sulmet kundër forcave të koalicionit pakësohen ndjeshëm - 2004-01-14


Zyrtarë ushtarakë amerikanë në Irak thanë se trupat e koalicionet bastisën të merkurën në mëngjes dy shtëpi në qytetin Samara dhe arrestuan 4 të afërm të irakianit më të kërkuar.

Zyrtarët thanë se dy nga të arrestuarit dyshohen se mbajnë të fshehur nën-presidentin irakian, Izet Ibrahim al-Durin. Zyrtarë amerikanë kanë fajësuar al-Durin, një nga bashkëpunëtorët më të besueshëm të Sadam Huseinit, se ka bashkërenduar shumë prej sulmeve kundër trupave amerikane. Ai dyshohet se ka lidhje edhe me grupin ekstremist Ansar al-Islam, për të cilin autoritetet kanë vërtetuar se ka lidhje me rrjetin terrorist al-Kaida.

Ndërkohë, kryeadministratori amerikan në Irak, Paul Bremer, tha të marten se sulmet kundër forcave të koalicionit janë pakësuar në masën 50 përqind. Ai tha se pas arrestimit të Sadam Huseinit, forcat e koalicionit kanë gjetur një mënyrë më të mirë për të luftuar gueriljet dhe po marrin informacion më të mirë nga irakianët.

Ndërkaq, nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kieran Prendergast, thotë se organizata botërore do të dërgojë brenda pak javësh një ekip për të vlerësuar gjendjen në Irak në kuadër të përgatitjeve për kthimin e personelit të saj të huaj në atë vend. OKB-ja i tërhoqi punonjësit e saj të huaj nga Iraku pas një shpërthimi kundër selisë së misionit të saj në Bagdad që shkaktoi vdekjen e 22 vetave.//xh//

XS
SM
MD
LG