Lidhje

Presidenti Moisiu viziton familje të viktimave të 9 Janarit - 2004-01-18


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, shkoi të dielën në Shkodër për të ngushëlluar familje të viktimave të tragjedisë së 9 Janarit në Detin Jon.

Zoti Moisiu mori pjesë gjithashtu në meshën kushtuar viktimave dhe të humburve të kësaj tragjedie.

Në këtë veprimtari fetare, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë bëri thirrje që ngjarja e dhimbshme të mos kthehet në një instrument politik, por të shërbejë si nxitje për qeveritarë e politikanë që të angazhohen edhe më shumë për të mirën e vendit.

Ndërkaq, vazhdojnë përpjekjet nga rojat bregdetare shqiptare e italiane për gjetjen e trupave të personave të humbur në Detin Jon.

Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka marrë përsipër shpenzimet e qendrimit të familjarëve të viktimave në Vlorë, të cilët do të jenë të pranishëm në kërkime. //az//

XS
SM
MD
LG