Lidhje

Serbi: Gjyqi për 200 viktimat e Vukovarit do të fillojë më 9 mars - 2004-01-20


Autoritetet serbe njoftuan se gjyqi kundër 8 personave të akuzar për pjesëmarrje në vrasjen e rreth 200 vetave në vitin 1991, në afërsi të qytetit kroat, Vukovar, do të fillojë më 9 mars.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Tanjug, zyra e prokurorisë serbe tha se 8 të akuzuarit kishin marrë pjesë në vrasjen e robërve kroatë në një fermë pranë qytetit në nëntor 1991.

Pritet që ky të jetë gjyqi i parë i rëndësishëm në gjykatën speciale serbe për krime lufte. Vrasjet ndodhën kur ushtria jugosllave pushtoi Vukovarin gjatë luftimeve që shpërthyen pasi Kroacia shpalli pavarësinë nga ish Jugosllavia në vitin 1991.

Serbia e ngriti gjykatën speciale në qershor të vitit të kaluar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore. Ajo do të gjykojë të akuzuar për krime lufte dhe persona të dyshuar si anëtarë të grupeve të krimit të organizuar.//ii

XS
SM
MD
LG