Lidhje

Komponentët e programit libian të armëve bërthamore sillen në SHBA - 2004-01-28


Administrata e Presidentit Bush thotë se komponentët e programit libian të armëve bërthamore janë transferuar në një vend të sigurt në Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, e bëri të ditur të martën arritjen e komponentëve.

Ai e cilësoi këtë zhvillim si një shenjë të përparimit të Libisë drejt zbatimit të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për të asgjësuar armët e saj të ndaluara.

Njoftimi se komponentët e programit bërthamor të Libisë janë në duart e Shteteve të Bashkuara u dha një ditë pasi një delegacion i Kongresit amerikan u takua me udhëheqësin libian, Moamar Gadafi. Kjo ishte vizita e tillë e parë që kur Kolonel Gadafi mori pushtetin në vitin 1969.//xh/

XS
SM
MD
LG