Lidhje

Uashingtoni urdhëron largimin e disa shtetasve sauditë - 2004-01-29


16 shtetasit sauditë u urdhëruan të largohen nga Shtetet e Bashkuara menjëherë, pasi Departamenti i Shtetit tha se ata nuk punojnë në ambasadën saudite në Uashington dhe prandaj vizat e tyre diplomatike janë të pavlefshme.

Zyrtarët amerikanë thonë se disa prej tyre, në mos të gjithë, punonin në Institutin e Studimeve Islamike dhe Arabe dhe aktiviteti i tyre nuk përputhej me statusin e diplomatit.

Qendra islamike që ndodhet pranë Uashingotnit është e lidhur me një universitet në Riad. Në faqen e saj në internet thuhet se misioni i qendrës është bëjë të njohur kulturën arabe dhe islamike në Amerikë dhe të nxisë shkëmbimet kulturore.

Një punonjës i qendrës i cili iu përgjigj një thirrjeje telefonike tha se ai nuk ka ndonjë hollësi rreth urdhërit për dëbimin e tyre. Gazeta Uashington Post citon një zyrtar amerikan të agjencive të rendit të ketë thënë se dëbimi i 16 shtetasve sauditë lidhet me çështje që kanë të bëjnë me sigurimin kombëtar. Por nuk ka njoftime se ndonjë prej tyre është përfshirë në aktivitete kriminale.

XS
SM
MD
LG