Lidhje

Roboti i dytë ecën në sipërfaqen e Marsit - 2004-01-31


Zyrtarët e agjencisë amerikane të Hapësirës thonë se roboti Oportuniti lëshoi me sukses në sipërfaqen e Marsit platformën zbritëse, vetëm 6 ditë pas mbritjes në planetin e kuq. Zyrtarët e Nasa-s thonë se pak pas orës 11 sipas Grinuiçit roboti Oportuniti dërgoi në tokë një sinjal konfirmimii nëpërmjet një sateliti amerikan që ndodhet në orbitën e Marsit. Roboti Oportunity, një paisje me 6 rrota ka dërguar fotografi me pamje të planetit Mars që ndodhet rreth 250 milionë kilometra larg nga Toka. Roboti Oportuniti ndodhet në planetin e kuq me misionin për të kërkuar për të dhëna se në planetin Mars dikur ka ekzistuar jeta./al/

XS
SM
MD
LG