Lidhje

Dialogu Prishtinë-Beograd fillon në mes të shkurtit - 2004-02-09


Bisedimet për çështje teknike midis Prishtinës dhe Beogradit pritet të fillojnë nga mesi i muajit, por ende nuk është caktuar ndonjë datë konkrete.

Zëdhënësja e qeverisë Mimoza Kusari, i tha Zërit të Amerikës, se pala e Kosovës e ka pranuar dialogun si një nga standartet që duhet të plotësohen dhe e mbështet atë. Zonja Kusari thotë se niveli i fillimit të dialogut, i takimit të parë në mesin e muajit, do të jetë i nivelit më të lartë ndërsa më pas në nivel ekspertësh sepse do të diskutohen çëstje teknike.

Qeveria e kryeministrit Bajram Rexhepi, pret që nga ky dialog të gjenden zgjidhje për disa probleme të rënda për shoqërinë e Kosovës, veçanërisht çështja e problemit të personave të zhdukur gjatë luftës.

Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit për çështje që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës është një nga standartet që duhet të plotësojë Kosova para se të diskutohet statusi i saj përfundimtar nga mesi i vitit 2005.

//rd//

XS
SM
MD
LG