Lidhje

Ak-Kaida aktive në Irak - 2004-02-13


Forcat e koalicionit në Irak kapën një korrier dhe me të një letër të shkruar nga Abu Musab al-Zarkaui, një jordanez i lidhur me rrjetin terrorist al-Kaida. Gjenerali amerikan, Mark Kimit, i tha gazetës Nju Jork Tajms se dokumenti prej 17 faqesh përmban hollësi rreth 25 sulmeve specifike në Irak.

Zëdhënësi i koalicionit në Irak, Dan Senor, tha se në letër bëhet thirrje për një fushatë të mbështetrur nga al-Kaida për të kthyer myslimanët shiitë kundër myslimanëve suni në Irak: “Duket se synimi kryesor, siç theksohet në dokumet, është të nxitet lufta sektare në përpjekje për të përçarë vendin, të vihen në shënjestër besimtarë shiitë, udhëheqësit e tyre dhe vendet e shenjta shiite me shpresë që ata të filloinë të hakmerren kundër sunive dhe më pas të angazhohen edhe kurdët. Të vihet një irakian kundër tjetrit dhe të shpresohet se rezultati përfundimtar do të jetë gjakderdhja dhe një Irak i copëtuar”

Në letër, al-Zarkaui pranon suksesin e përpjekjeve të koalicionit në Irak dhe dështimin e përpjekjeve të terroristëve për të fituar mbështetjen e popullit irakin për kauzën e tyre. “Ne, shkruan ai, mund t’i mbledhim plaçkat dhe të ikim, të kërkojmë një vend tjetër, ashtu siç ka ndodhur në shumë vende gjatë luftrave të shenjta. Armiky ynë, vazhdon ai, po forcohet dita ditës dhe informcioni i zbulimit që mbledh vazhdon të rritet.”

Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauëll, thotë se kjo letër është shumë informative: “Ata përshkruajnë dobësitë që kanë në përpjekjet për të minuar punën e koalicionit. Por, në të njëjtën kohë, tregon se ata nuk janë dorëzuar, se ata po përpiqen të shtojnë numrin e terroristëve në Irak dhe të krijojnë organizata të tjera terroriste që të përpiqen për të penguar realizimin e objektivave tona.

“E gjithë ajo që kërkojmë, thotë biznesmani Muhamed Shakir Xhafari nga qyteti irakian Sadër, është paqja e plotë.

XS
SM
MD
LG