Lidhje

Shtetet e Bashkuara të kënaqura me bisedimet për krizën bërthamore koreanoveriore - 2004-02-28


Shtetet e Bashkuara thonë se janë të kënaqura me rezultatet e raundit të dytë të bisedimeve mbi krizën bërthamore me Korenë e Veriut, megjithëse takimi midis përfaqësuesve të 6 vendevepërfundoi në Pekin pa arritjen e ndonjë rezultati të rëndësishëm.

Por Kina paralajmëroi se mbeten divergjenca serioze dhe thotë se midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut mungon plotësisht besimi.

Një zyrtar i lartë amerikan, i cili kërkoi të mos identifikohej, i cilësoi bisedimet si shumë të suksesshme dhe tha se mohimi nga ana e Korsë së Veriut se ka një program armësh bërthamore nuk bën gjë tjetër veçse e çon atë vend drejt vetëizolimit.

Mirëpo, kryetari i delegacionit koreanoverior, Kim Kye Gwan, u tha gazetarëve se rezultatet e takimit nuk ishin thelbësore dhe as pozitive. Zoti Kim tha se mundësitë për zhvillimin e bisedimeve të tjera varen krejtësisht nga qendrimi i Shteteve të Bashkuara.

Ministri i jashtëm kinez, Li Zhaoshin, tha se të gjitha palët ranë dakord për krijimin e një grupi pune dhe për zhvillimin e një rauindi tjetër bisedimesh në kryeqytetin kinez para fundit të qershorit. Zoti Li tha se mes palëve ka divergjenca serioze, por ai nuk dha hollësi të mëtejshme. //kk//

XS
SM
MD
LG