Lidhje

Spanjë: Socialistët fitojnë në zgjedhjet kombëtare - 2004-03-15


Në zgjedhjet e të dieles, vetëm tri ditë pas shpërthimeve terroriste në Madrid që shkaktuan vdekjen e 200 vetave, qytetarët spanjollë votuan kundër partisë në pushtet.

Pas numërimit të thuajse të të gjitha votave, del se socialistët fituan ndaj Partisë Popullore konservatore në pushtet, duke siguruar 43 përqind të votave. Konservatorët u radhitën në vend të dytë me 38 përqind.

Kreyeministri i zgjedhur, Hoze Luis Rodriguez Zapatero, e filloi fjalimin me rastin e fitores së partisë së tij, duke kërkuar mbajtjen e një minut heshtjeje për viktimat e sulmeve terroriste të javës së kaluar.

Ai tha se lufta kundër terrorizmit do të jetë përparësia e tij e menjëhershme dhe premtoi se do t’i bashkojë të gjitha partitë politike të vendit në këtë luftë.

Ndërkohë sipas njoftimeve të djeshme, njëri nga tre marokenët e arrestuar në lidhje me shpërthimet e ditës së enjte, kishte lidhje me një person të akuzar si udhëheqës i al-Kaidës në Spanjë. I dyshuari, Xhamal Zugami, ishte përmendur në aktpadi vitin e kaluar si pasues i Imad Yarkasit, i cili u akuzua vitin e kaluar për veprimtari terroriste.

Po të dielen, autoritetet gjetën një videokasetë pranë një xhamie të Madridit, në të cilën një burrë i paidentifikuar pretendon se al-Kida mban përgjegjësinë për shpërthimet e së enjtes.

XS
SM
MD
LG