Lidhje

Armëpushim i njëanshëm në Falluxha - 2004-04-08


Një vit pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mori Bagdadin nga Sadam Huseini, forcat e koalicionit po përballen me një qendresë në rritje nga myslimanë suni dhe shiitë në pjesën qendrore dhe atë jugore të Irakut.

Në qytetin kryesisht suni të Falluxhës, ku marinsat amerikanë vazhduan sot për të pestën ditë me radhë luftimet kundër kryengritësve, zyrtarët shpallën një armëpushin të njëanëshëm 24 orësh. Armëpushimi u shpall për të krijuar mundësitë për zhvillimin e bisedimeve midis anëtarëve të Këshillit Qeverisës Irakian dhe udhëheqësve të kryengritësve.

Nuk është ende e qartë nëse është zhvilluar një takim i tillë, por komandantët në terren thonë se ndërprerja e luftimeve zgjati vetëm 90 minuta dhe se forcat e tyre rifilluan luftimet pasi ato u sulmuan nga kryengrtiësit.

Irakianët thonë se të paktën 450 veta janë vrarë dhe më shumë se një mijë të tjerë janë plagosur në Falluxhah gjatë kësaj jave. Këto shifra nuk janë vërtetuar nga burime të pavarura. Gra, fëmijë dhe pleq janë lejuar të largohen nga qyteti.

Ndërkohë, në Bagdad mbretëronte një qetësi relative deri kur një shpërthim i fuqishën tronditi një zonë pranë hotelit Ishtar Sheraton, ku qendrojnë gazetarë dhe kontraktorë të huajë civië. Sipas njoftimeve, duket se shpërthimi ishte shkaktuar nga një predhë mortaje. Nuk ka njoftime për viktima.

Po sot, ushtarë amerikanë hoqën fotografitë e klerikut radikal shiit Moktada al-Sadër nga një shtyllë në qendër të qytetit. //rd//

XS
SM
MD
LG