Lidhje

Maqedoni: parlamenti miraton heqjen e imunitetit deputetit Lube Boshkovski - 2004-05-05


Parlamenti i Maqedonisë miratoi propozimin e Komisionit parlamentar për çështjen e mandatit dhe imunitetit të deputetëve mbi heqjen e imunitetit deputetit opozitar Lube Boshkovski.

Zoti Boshkovski dyshohet të ketë dhënë urdhër për vrasjen e gjashtë shtetasve pakistanezë dhe një shtetasi indian në vitin 2002 kur ishtë ministër i Punëve të Brendëshme.

Opozita maqedonase e kundërshtoi mënyrën se si autoritetet gjyqësëore dhe Komisioni për mandatet dhe imunitetin kishin marrë vendime për të arrestuar deputetin Boshkovski.//ii

XS
SM
MD
LG