Lidhje

Bush: krijimi i shtetit palestinez i pamundur brenda vitit 2005 - 2004-05-08


Presidenti Bush i tha një gazete egjiptiane se nuk ka të ngjarë që krijimi i një shteti palestinez të bëhet realitet brenda vitit tjetër.

Në një intervistë të botuar sot nga gazeta gjysmë-zyrtare egjiptiane, al-Ahram, Presidenti Bush thotë se objektivi i parashikuar në planin ndërkombëtar të paqes për Lindjen e Mesme për krijimin e një shteti palestinez brenda vitit 2005 nuk është tani aq realist sa ç’ishte dy vjet më parë.

Për këtë, Presidenti Bush fajsoi atë që ai e cilësoi si dështim të Autoritetit Palestinez për të mposhtur terrorzimin dhe ndryshimet e kohëve të fundit në udhëheqjen palestineze. Udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, u përgjigj gjatë një konference shtypi se shtyrja e themelimit të shtetit për popullin e tij nuk është realiste. Ai tha se sipas marrëveshjeve të mëparshme, krijimi i shtetit palestinez duhej të ishte bërë realitet brenda vitit 1999.

//rd//

XS
SM
MD
LG