Lidhje

Bëhen përpjekje për të ulur çmimet tepër të larta të naftës - 2004-05-09


Ministri i naftës i Emirateve të Bashkuara Arabe, Obaid bin Saif al Nasseri, tha se vendet anëtare të Opekut duhet të marrin masa për të ulur çmimet tepër të larta të naftës.

Ministri al Nasseri tha se Opeku po prodhon tashmë 2 milion fuçi në ditë më shumë se sa kufiri i kartelit në përpjekje për të kontrolluar çmimet.

Por ai shtoi se Opekut mund t’i duhet ta shtojë edhe më shumë prodhimin në takimin e tij të qershorit në Bejrut. Përfaqësuesi i Iranit në Opek tha se Teherani nuk do ta kundërshtonte shtimin e prodhimit.

Zyrtarët i bënë këto komente dje, një ditë pasi çmimi i naftës së papërpunuar arriti nivelin më të lartë në 13 vjet; 40 dollarë fuçia.

Analistët thonë se ngritja e çmimeve u shkaktua nga shtimi i shqetësimeve rreth sulmeve kundër objekteve të industrisë së naftës në Lindjen e Mesme.

//ze//

XS
SM
MD
LG