Lidhje

Ushtarë amerikan dënohen në Irak - 2004-05-25


Anëtari i policisë ushtarake amerikane, Xheremi Sivits, pranoi fajësinë nën katër akuza për keqetrajtimin e të burgosurve irakianë në burgun Abu Graib të Bagdadit. Ushtari 24 vjeçar pranoi se kishte fotografuar të burgosur irakianë ndërkohë që po poshtroheshin keqtrajtoheshin. Një gjykatë ushtarake amerikane dënoi specialistin Sivits me një vit burgim, me degradim dhe përjashtim nga radhët e forcave të armatosura për sjellje të papërshtatshme.

Ky ishte një mësim i madh për mua, tha zotit Sivits. Ju, theksoi ai, nuk mund të lejoni njerëz të abuzojnë të tjerët ashtu siç ndodhi në Abu Graib. Ushtarë të tjerë amerikanë përballen me akuza për abuzim dhe një numër rastesh po hetohen.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfeld, thotë se të gjithë përsonat përgjegjës do të japin llogari: “Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar botës një seminar mbi ato që mund të ndodhin kur diçka nuk shon në rregull në një demokraci. Bota i ka parë ato fotografi me pamje të shëmtuara, por e njëjta botë është dëshmitare se qeverinë e Shteteve të Bashkuara ka marrë përgjegjësinë dhe u ka kërkuar falje individëve të keqtrajtuar”.

Ishte vetë ushtria amerikane ajo që tregoi e para se në burgun Abu Graib kishin ndodhur abuzime. Fillimi i një procesi të plotë hetimor u urdhërua në janar, kur një ushtar amerikan njoftoi një oficer epror për disa prej abuzimeve që po ndodhnin në Abu Graib.

Që nga ajo kohë, udhëheqësit amerikanë, civilë dhe ushtarakë, janë thirrur të dëshmojnë para anëtarëve të Kongresit amerikan rreth atyre që janë zbuluar dhe se çfarë masash janë marrë për të zgjidhur problemin.

Sekretari Ramsfeld thotë se bota ka parë mjetet e lita të informimit të botojnë një numër artikujsh rreth procesit të hetimeve: “Iraku dhe bota vëzhguese kanë parë se në vendin tonë askush nuk është mbi ligjin, se ne jemi një komb i qeverisur nga ligje. Këto janë mësime të rëndësishme, megjithëse ne nuk do të kishim zgjedhur këtë rrugë për t’i dhënë ato”. Bota, thotë Sekretari Ramsfeld, do të shohë se amerikanët nuk pranojnë sjellje të pandershme

XS
SM
MD
LG